Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka informuar se janë të angazhuar maksimalisht me të gjitha ekipet në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se reagimi i ekipeve në terren bashkë me zjarrfikësit ka qenë i menjëhershëm, kanë larguar lisin e rrëzuar nga rruga “Luan Haradinaj” dhe e kanë pastruar zonën.
Falënderojmë punëtorët nga Hortikultura për reagimin e shpejt.