Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, ka hyrë dhe mbetur në histori si ndër aktet themeltare të shtetësisë së Kosovës, e cila ndër vite mbajti gjallë angazhimin për liri, çlirim e pavarësi të shqiptarëve të Kosovës.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka shkruar se sot 33 vite më parë, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në rrethana të jashtëzakonshme, para shkallëve të Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar Deklaratën Kushtetuese dhe pas kësaj ngjarje historike, me mirënjohje kujtojmë dhe vlerësojmë jetën dhe veprën e delegatëve të Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së vitit 1990.