Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca pret një delegacion gjerman nga rajoni i Nordrein Westfalisë, shprehin mbështetje për Kosovën

Kor 3, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i stafit, Ilir Kërçeli dhe këshilltarët, priti sot në takim një delegacion nga rajoni më i madh i Gjermanisë, Nordrein Westfalisë, të udhëhequr nga deputeti dhe njëkohësisht Shefi i Grupit Parlamentar të SPD-së në Kuvendin e Qarkut Unna, Hartmut Ganzke.

Kryetari i Kuvendit i shprehu falënderimin e tij delegacionit gjerman për ndihmën e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën në etapa të ndryshme, që nga vitet ’90-ta të shekullit të kaluar, në fusha të ndryshme.

Kryetari Konjufca konsideroi të rëndësishëm forcimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi, veçanërisht në rrafshin ekonomik.

Udhëheqësi i delegacionit gjerman, Hartmut Ganzke, pasi falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, shprehu gatishmërinë për të vazhdimin e mbështetjes për Kosovën e të bashkëpunimit midis palëve.

Ganzke i dorëzoi kreut të Kuvendit ftesën zyrtare për vizitën në Parlamentin e rajonit të Nordrein Westfalisë.

Gjatë takimit deputeti Ganzke shoqërohej nga Këshilltari për Politikë të Brendshme dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Holger Fiedler, asamblisti në Kuvendin Komunal të Komunës Frondenbeg, Arbër Aliu, si dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM