Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se në fshatin Shkabaj po punohet me intensitet të lartë në përfundimin e ndërtimit të krahëve të rrugëve “Agron Rama”, “Eva Mbrendli”, “Bedri Dedja” dhe “Zejnullah Halili”, duke përfshirë kanalizimin fekal, atmosferik, ndriçimin, sinjalizimin vertikal dhe horizontal.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se këto rrugë shërbejnë si qarkore për të hyrë në Prishtinë, përmes lagjes Arbëria dhe Kodrës së Trimave.
Prishtina frymon lirshëm!