Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI dhe OSBE promovuan doracakun “Ndërkulturalizmi në Arsim”

Kor 26, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), promovuan doracakun “Ndërkulturalizmi në Arsim”, i cili është hartuar nga Divizioni për Kurrikula dhe Tekste në MAShTI dhe OSBE, në bashkëpunim me mësimdhënës nga komuna dhe komunitete të ndryshme të Kosovës dhe Qendra për Dialog ‘Nansen’ nga Shkupi.

Ministrja Nagavci me këtë rast tha se, doracaku “Ndërkulturalizmi në Arsim”është një instrument tejet i dobishëm për të gjitha shkollat tona. Nagavci theksoi se, Kosova është shembull i multikulturalizmit dhe multigjuhësisë, pra i një shoqërie vitale me kapacitete të shumta dhe me perspektivë të hapur.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci tha se ky botim që po promovohet është i veçantë sepse është hartuar nga mësimdhënësit për mësimdhënësit, me një përmbajtje e cila ushqen respektin, tolerancën, besimin e shumë vlera të tjera universale njerëzore që na bashkojnë, duke ofruar bazën teorike dhe praktikat e duhura për të realizuar konceptin e ndërkulturalizmit në fushën e arsimit në Kosovë.

Ministrja po ashtu tha se promovimi i dialogut mes komuniteteve është një ndër objektivat e PSAK 2022-2026, dhe doracaku është në harmoni të plotë me Kurrikulën e Arsimit Parauniversitar të Kosovës.

Ajo falënderoi OSBE-në për mbështetjen e madhe në procesin e hartimit të doracakut, si dhe të gjithë ata që kanë punuar që sot ta kemi në duar një instrument të një rëndësie të veçantë.

Ndërsa, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport vlerësoi se doracaku “Ndërkulturalizmi në Arsim” është një material shumë i rëndësishëm nëse potenciali i tij shfrytëzohet plotësisht, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM