Nga të dhënat zyrtare të administratës së Kuvendit të Kosovës, sot në listën e pjesëmarrjes në seancë janë nënshkruar 79 deputetë. Rrjedhimisht, sot ka pasur kuorum të mjaftueshëm për mbajtjen e seancës së rregullt plenare, e fundit për këtë sesion.
Por, nga frika e përballjes me aferat e njëpasnjëshme, vartësit e Albin Kurtit në Kuvend u larguan nga seanca dhe e pamundësuan kuorumin për fillimin e saj, anipse u nënshkruan në listën e pjesëmarrjes për t’i marrë meditjet.
Fatkeqësisht, pushtetarët që po koordinohen me Milan Radojçiqin e Listën Serbe, po dëshmojnë se përveç hajna të grurit e të vajit, janë edhe hajna të mëditjeve parlamentare.
Abuzimi me rezervat shtetërore dhe koordinimi për punët e brendshme të Republikës së Kosovës i Albin Kurtit me kriminelin Milan Radojçiq, pērmes vartësve të tyre Mimoza Kusari-Lila e Slavko Simiç, është i papranueshëm dhe absolutisht i ndëshkueshëm.
Këto skandale janë vetëm edhe një dëshmi më tepër që kjo Qeveri po e thellon krizën në vend dhe nevoja për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme është e menjëhershme dhe e pashmangshme, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.