Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se djemtë e përfaqësueses sonë të basketbollit u ndeshën me Zvicrën drejt kualifikimit për Eurobasket 2025.
Në ndeshjen e zhvilluar në Fribourg, rezultati përfundoi në favor të Kosovës, 76-72.
Ekipi jonë ka talentë të jashtëzakonshëm që po e përfaqësojnë Kosovën me krenari, aftësi e dedikim në skenën ndërkombëtare, dhe MKRS vazhdon të ofrojë mbështetje për zhvillimin e arritjet e tyre drejt sukseseve të ardhshme.
Hapi i fundit për kualifikim për Dardanët do të jetë ndeshja më 5 gusht në Prizren kundër Danimarkës.
Përfaqësuesja e Kosovës një hap më afër ëndrrës për Evropian, shumë suksese, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.