Dogana e Kosovës avancon më tej me lehtësira tregtare duke rritur numrin e operatoreve të autorizuar ekonomik në vendin tonë.
Pas përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik (AEO ), për kompaninë kosovare importuese/ prodhuese/eksportuese “Sharr Cem” ” SHPK –Hani i Elezit me nr. AEO 011 e cila njëherë është pjese e kompanisë “Titan Group Company” – Greqi.
Me këtë rast, kjo kompani i ka përmbushur standardet më të larta që të përfitojnë nga thjeshtësimet e ndryshme të parashikuara nga legjislacioni doganor dhe nga lehtësirat e veçanta qe lidhen me kontrollet doganore për mbrojtjen dhe sigurinë (OAE- F), në kuadër të programit të AEO-ve dhe konsiderohet si një partner i besueshëm ne procedura doganore.
Dogana e Kosovës është e përkushtuar që t’ju krijojë lehtësira në procedurë subjekteve që plotësojnë kriteret e përcaktuara ne baze te dispozitave ligjore ne fuqi dhe njëkohësisht te avancojmë bashkëpunimi me këto kompanitë edhe me tutje.
Një OAE mund të përkufizohet si një operator ekonomik i cili konsiderohet i besueshëm, në kontekstin e procedurave doganore të tij dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzojë përfitime të caktuara në të gjithë Kosovën. Programi OAE është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla , të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.




