Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë vitit të fundit përmes Ministrisë së Ekonomisë kanë subvencionuar afro 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje, ku këtë vit është dyfishuar buxheti me mbështetje të Bashkimit Evropian po synojnë të rrisin efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera.
Kryministri Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se aktualisht është i hapur subvencioni për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar.
Të dashur qytetarë ju ftoj që të aplikoni dhe përfitoni nga ky subvencionim.
Për t’u informuar më shumë rreth subvencionit, vizitoni: https://shorturl.at/clnQ9
Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente shtëpiake: https://ekosova.rks-gov.net/467
Linku për aplikim për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar: https://ekosova.rks-gov.net/468