Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, kanë hapur konkursin për bursa për nxënës në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në drejtimet deficitare si dhe bursa për vajza në drejtime teknike.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për një vit shkollor. Numri total i bursave është 70, prej tyre 40 në drejtimet deficitare dhe 30 në drejtimet teknike.
Në drejtimet deficitare mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e IAAP-ve, ndërsa për drejtimet teknike vetëm vajzat.
Bursat për drejtimet deficitare:
Teknik për dizajnin e mediave interaktive
Instalues elektrik
Veterinë
Mekatronikë
Asistent i turizmit dhe udhëtimeve
Përpunimi i drurit/zdrukthtar
Hortikulturë
Bursat për vajza në drejtimet teknike:
Metalpunues
Instalues elektrik
Instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit
Automekanik
Teknologjia e reciklimit
Teknik i sistemeve të TIK-ut
Si Ministri do të vazhdojmë të ofrojmë përkrahje për të gjithë nxënësit e studentët pa dallim, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.
Detajet në këtë link:
https://masht.rks-gov.net/vendim-2/…