Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ekipi i ekspozitës “Mbretërit e Parë të Evropës”, nderohet me Çmimin për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Sht 4, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se gjatë konferencës vjetore të Asociacionit Evropian të Arkeologëve të mbajtur në Irlandën Veriore, ekipi profesional dhe organizativ i ekspozitës ndërkombëtare “Mbretërit e Parë të Evropës” / “First Kings of Europe”, është nderuar me Çmimin për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Ekspozita paraqet historinë dhe kulturën 7 mijë vjet të vjetër të Kosovës përmes 3 artefakteve të ekspozuara në SHBA. Reliefi i Kamenicës dhe dy figurinat terrakote të Bardhoshit janë të shfaqura së bashku me artefaktet e 11 vendeve të Evropës Juglindore.

MKRS e ka mbështetur këtë prezantim të trashëgimisë sonë kulturore si dhe tërë procesin e pjesëmarrjes së Muzeut Kombëtar të Kosovës në këtë ekspozitë e cila do të zgjas deri më 28 janar 2024 teksa në konferencë, MKRS u përfaqësua nga Zana Rama nga Instituti Arkeologjik, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM