Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Vazhdojnë aksionet e Inspektoratit në Institucionet Shëndetësore

Sht 4, 2023

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve në sektorin e shëndetësisë për t’iu siguruar qytetarëve shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta, Inspektorati i Shëndetësisë në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm në koordinim me institucionet tjera, kanë ndërmarrë shumë aksione për inspektimin e institucioneve shëndetësore.

Në kuadër të inspektimeve të natyrës specifike ndaj subjekteve për të cilat ka ekzistuar dyshimi i bazuar se ushtrojnë veprimtari të paligjshme, janë identifikuar katër (4) institucione shëndetësore private të cilat kryenin veprimtari të paligjshme, në komuna të ndryshme (Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Fushë Kosovë), respektivisht ishin të palicencuara.

Inspektorati i Shëndetësisë, sipas autorizimeve ligjore, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ndaj këtyre subjekteve që kanë kryer shkelje ligjore duke e cenuar rëndë shëndetin publik.

Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në zbatimin e Ligjit dhe dispozitave të tjera në funksion të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve mjekësore dhe kujdesit ndaj qytetarëve në Institucionet Shëndetësore. Ndaj shkelësve të ligjit nuk do të ketë asnjë tolerancë. Subjektet të cilat ofrojnë shërbime shëndetësore duhet të respektojnë të gjitha rregullat e parapara me ligj për ushtrim të veprimtarisë. Së shpejti do të shtohen edhe kapacitetet inspektuese pas përfundimit të procedurave rekrutuese të 25 inspektorëve të rinj shëndetësor, me pranimin e të cilëve numri i inspektorëve shëndetësorë do të shkojë në 37 nga 12 sa janë tani.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe zbatimit të ligjit, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të sinjalizojnë kur hasin në veprimtari të dyshimta të institucioneve shëndetësore, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

Në dispozicion janë numrat kontaktues: Inspektorati Shëndetësor: 03820024154, Linja e ankesave: 080017777

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM