Në Policinë Rajonale të Ferizajt janë raportuar 5 raste të dhunës në familje, prej tyre 2 raste në Ferizaj, 2 raste në Shtërpcë dhe 1 rast në Kaçanik.
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 4 persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 1 person është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.