Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti pret në takim Westerlund, diskutojnë rreth mundësive për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Sht 5, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mirëpriti ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. 

Duke biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, kryeministri Kurti dhe ambasadori Westerlund, theks i dhanë diskutimit rreth Odes Ekonomike Nordike në Kosovë të themeluar po këtë vit, dhe mundësive për rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Ata folën edhe për procesin e integrimeve evropiane dhe zgjerimin në dritën e takimeve me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Athinë, ku u bisedua për Planin për Zhvillim të Bashkimit Evropian dhe fjalimin e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili në Forumin Strategjik të Bledit bëri thirrje që viti 2030 të synohet si afati deri kur BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të gatshëm për zgjerim dhe anëtarësim.

Në takim u bisedua edhe për çështjet aktuale, përfshirë dialogun dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në katër komunat në veri të Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM