Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Investime në Klinikën e Neurokirurgjisë, aparaturë e re që mundëson shërbime të reja në QKUK

Sht 5, 2023

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) vazhdon të zgjerohet gama e shërbimeve të reja, me aparatura moderne të cilat do të bëjnë të mundur ofrimin e shërbimeve të cilat nuk janë ofruar më parë.

Në vazhdën e investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim të shtimit të shërbimeve të cilat do të ofrohen për herë të parë në institucionet publike shëndetësore, në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK tashmë ka arritur pajisja e re, gjeneratë e fundit e teknologjisë

Ky shërbim i ri përfshin intervenime të cilat nuk kanë qenë të mundura të realizohen më parë në QKUK, veçanërisht për rastet të cilat diagnostikohen me forma më agresive të kancerit që origjinën e kanë në tru.

Me fillimin e këtij shërbimi të ri në Klinikën e Neurokirugjisë, do të reduktohet edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit.

QKUK po zbaton planin dinamik përgatitor me qëllim të funkionalizimit të aparaturës, ndërsa bashkë me pajisjet e tjera siç janë sistemi i fluoroskopisë 3D, neuroendoskopi dhe tabela e kirurgjisë kurrizore, vlera e investimeve në Klinikën e Neurokirugjisë arrin në vlerën 1 milion e 770 mijē euro, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM