Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Nënshkruhet plotësim i UA për ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore në institucionet private

Sht 5, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia nënshkroi plotësim/ndryshimin e Udhëzimit Administrativ (UA) Nr. 02/2023 për kushtet dhe procedurat për ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore në institucionet private.

Në këtë Udhëzim janë të përfshira tre udhëzimet e kaluara duke dhënë kështu zgjidhje gjithëpërfshirëse, përmbajtësore dhe në mbrojtje të pacientit.

Me këtë akt rregullohen procedurat për licencimin, kushtet e punës, pajisjet medicinale, infrastrukturën, stafin profesional dhe standardet e mbrojtjes.

Nga tani e tutje, institucionet e licencuara kanë detyrimin të sigurojnë qasje dhe infrastrukturë të veçantë të personave me nevoja të veçanta.

Këto standarte të reja të vendosura do të shërbejnë për të ngritur po ashtu edhe kapacitetin monitorues mbi këto shërbime shëndetësore. Ndaj presim që me zbatimin e rregullave të reja për licencim dhe rilicencim, të ndjehet ndryshimi edhe në cilësinë e shërbimeve shëndetësore për pacientët.

Pavarësisht pronësisë së institucioneve shëndetësore jashtë spitalore, kontrolli, standardet dhe monitorimi janë prioritet i institucioneve publike sepse në to trajtohet shëndeti i qytetarëve.

Presim bashkëpunim dhe zbatim të këtyre rregullave nga të gjithë palët, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM