Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Konfiskohet një sasi e armatimit në Zveçan

Sht 5, 2023

Policia e Kosovës në bashkëpunim me organe tjera të sigurisë, kanë trajtuar një informatë nën dyshimin se në një shtëpi në Zveçan ka armë dhe mjete tjera ushtarake.

Në koordinim me organet e drejtësisë, në ora 09:40, policia ka kryer një kontroll në një shtëpi, pronë e L.G., (viti i lindjes 1948, mashkull serb kosovar) në Zveçan.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur dhe konfiskuar:

  1. Katër (4) armë AK 47,
  2. Tridhjetë e katër (34) karikatorë të armës AK 47,
  3. Një mijë e pesëqind e dyzet e gjashtë (1546) fishekë të kalibrave të ndryshëm,
  4. Tetë granata dore,
  5. Një (1) minë anti-këmbësorie,
  6. Dy (2) gazë-maska,
  7. Dy (2) çanta ushtarake,
  8. Një (1) shok-bombë,
  9. Dy (2) fishekë-zjarre,
  10. Dy (2) optika të armës,
  11. Një (1) thikë ushtarake,
  12. Një (1) maskë ushtarake,
  13. Dy (2) rripa për mbajtje të municionit të gjuetisë,
  14. Pesë (5) çanta të vogla ushtarake,
  15. Një (1) rrip i pajisjeve ushtarake,
  16. Një (1) këllëf i pistoletës dhe
  17. Pajisje për pastrim të armatimit.

Rasti do të vazhdojë të trajtohet nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtorisë së Krimeve të Rënda. Polica mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe vënien para drejtësisë të gjithë atyre që përfshihen në veprimtari penale, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM