Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se shkrimtarit Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia ka dorëzuar Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
Presidentja Osmani në postimin e tij në Facebook ka thënë se rrëfimet e shkrimtarit Kadare le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun.
Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës!






