Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria miraton programin për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike 2023-2024

Sht 5, 2023

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhjen e radhës në formë elektronike në të cilën ka miratuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2023-2024, i cili u prezantua sot gjatë ditës.

Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej 2,500,000 € (dy milionë e pesëqind mijë euro) për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht për mbulesën e shumës së garancisë për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në rast se kandidatura e Kosovës shpallet e suksesshme për mirëpritjen e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.

Dhe në fund miratoi edhe Programin për zbatimin e Strategjisë së Energjisë së Kosovës për periudhën 2022-2025, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM