Kryetari i Prishtinës bashkë me drejtorin e shërbimeve publike, Ilirik Musliu po marin pjesë në panairin më të madh të Mobilitetit në botë, i cili po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se ndjenjë krenarie që kanë takuar përfaqësuesit e startup-it inovativ kosovar, “Electric Mobility LLC”, kompani e përzgjedhur në mesin e 200 startup-eve në botë për të qenë pjesë e këtij panairi.
Arritja e Electric Mobility LLC, me markat e saj ETAXI, ECHARGE dhe ETROTY prezente sot, është një burim krenarie e pamasë për Prishtinën dhe gjithë rajonin.
Kjo pasqyron shpirtin inovativ të qytetit tonë dhe përkushtimin tonë për zhvillim të qëndrueshëm. Jam mëse i lumtur që vizioni ynë për ristrukturimin e mobilitetit në Kryeqytet po merrë formë përmes iniciativave të suksesshme të sektorit privat siç e kemi rastin sot.






