Policia e Kosovës krenare me arritjet e shumta në shërbim të qytetarëve e atdheut sot festoi ditëlindjen e 24. SBASHK në këtë datë të shënuar uron Sindikatën e Policisë dhe shpreh respekt të lartë e meritor për bijtë e bijat e Kosovës, që me angazhime e përkushtim shëmbullor na bën të ndjehemi krenar me policinë tonë.
Kjo krenari është ende e më e madhe te ne punëtorët e arsimit, që nga çerdhet e deri në univeristete, sepse dikur këto vasha e këta djem ishin nxënësit tonë dhe na bëhet zemra mal kur shohim gjithë këto arritje të tyre në përballje me sfidat e detyrat aspak të lehta.
SBASHK kujton kryeministrin Kurti dhe ministrin Sfeçla se sot bashkë me fjalët e mira është dashur t’i gëzojnë edhe me vendimin që po realizohen kërkesat e tyre legjitime, që janë bërë sa e sa herë publike nga sindikata e tyre e që kanë pasur gjithmonë mbështetetjen e SBASHK-ut.
Polici e Kosovës SBASHK krenohet me ju dhe do të vazhdojë kudo na jepet mundësia të mbështesim kërkesat tuaja legjitime duke kërkuar që ato të realizohen, thuhet në komunikatën për media e SBAShK-ut.




