Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPJD: Nga 1 shtatori 2023, lejohet kalimi nëpër Austri me patentë shofer të Republikës së Kosovës

Sht 7, 2023

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton se që nga data 1 shtator 2023, pas ndryshimit të Ligjit Federal të Austrisë dhe aktit respektiv normativ lejohet kalimi nëpër Austri me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Nga ky lehtësim përfitojnë këto kategori:

  1. Qytetarët e Kosovës që në Austri ndodhen si vizitorë,
  2. Qytetarët e Kosovës që nëpër Austri kalojnë transit,
  3. Qytetarët e Kosovës që kanë qëndrim të përkohshëm në Austri.

Ky lehtësim NUK vlen ende për të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët në Austri kanë qëndrimin e tyre të rregullt me leje qëndrimi.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë angazhimin e tyre intensiv për njohjen e plotë të patentë shoferëve, e cila do të lehtësojë konvertimin dhe zëvendësimin e plotë të lejes së patentave për qytetarët e Republikës së Kosovës me leje qëndrimi afatgjatë në Austri, thuhet në postimin në Facebook të MPJD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM