Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi takohet me mërgatën në Holandë, falënderon për gjithë kontributin e dhënë për Kosovën

Sht 8, 2023

Ambasada e Republikës së Kosovës në Holandë, organizoi një pritje për zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, me mërgatën shqiptare në Holandë.

Zëvendëskryeministri Bislimi, theksoi se Qeveria ka vëmendje të veçantë për mërgatën dhe e vlerësoi atë për rolin kyç dhe rëndësinë që përfaqësojnë. Ai u njoh me historitë e tyre të suksesit, nga studentë të shkencave sociale deri tek ekspertët ligjorë dhe sipërmarrësit.

Njerëzit dhe profesionistët e duhur në vendet e duhura janë thelbësor për zhvillimin e progresin e vendit, prandaj ne jemi të interesuar si qeveri për të tërhequr profesionistë të talentuar, si brenda e po ashtu dhe jashtë vendit.

Ai i falënderoi mërgimtarët për gjithë kontributin e dhënë për Kosovën, duke theksuar edhe domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit. Mërgata mbetet pjesë kyçe e përpjekjeve tona për zhvillim konstant e të qëndrueshëm, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM