Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti pranë Pavijonit të Kosovës në Bienale të Venedikut

Sht 8, 2023

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, dhe këshilltarja politike në MKRS, Rozafa Imami, eksploroi nga afër ekspozitën përfaqësuese të Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venedik – të arkitektëve Poliksen Qorri Dragaj dhe Hamdi Qorri, e cila trajton një formë të veçantë të migrimit.

Së bashku diskutuan mbi konceptin e translokalitetit, një model jete i njerëzve që jetojnë në shumë vende në të njëjtën kohë, duke ruajtur lidhjet midis vendlindjes dhe vendit emigrues përmes komunikimit, transferimit të njohurive, informacionit, të mirave materiale dhe jomateriale.

Brenda hapësirës ekspozuese, ndaluan edhe pranë pavijoneve të Shqipërisë, Emirateve Arabe, Latvisë dhe Kroacisë.

“RKS² | lokalitet transcendent” mund ta eksploroni edhe online: https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/RKS2-Katalog.pdf

Për të kuptuar më shumë rreth konceptit: https://fb.watch/mVbSewVdiL/?mibextid=cr9u03

Bienalja do të jetë e hapur deri më 26 nëntor të këtij viti, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM