Build Skills with our trainings

Sign up now!

Maqedonci- De Riu: Italia mbetet e përkushtuar në ofrimin e ngritjes së kapaciteteve luftarake të FSK-së

Sht 8, 2023

Në takimin mes ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ambasadorit të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, u diskutua rreth shumë çështjeve të cilat kanë të bëjnë me fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, e me theks të veçantë bashkëpunimin ndërmjet ministrive të mbrojtjes së dy shteteve.

Implementimi i planit bilateral, thellimi i bashkëpunimit në zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta, shkollimi i kuadrove të reja të ushtarakëve, ishin disa nga pikat kryesore të diskutimit.

Me këtë rast, ministri Maqedonci theksoi se “si dy shtete që përqafojmë të njejtat vlera demokratike me synim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer mes nesh”.

Nga ana e tij, ambasadori De Riu theksoi se Italia mbetet e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes për ngritjen e kapaciteteve luftarake të FSK-së, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM