Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla: Policia vazhdon pandalshëm angazhimin e saj në tërë territorin e Republikës së Kosovës

Sht 8, 2023

Në kuadër të zbatimit të objektivave të saj strategjik, Policia e Kosovës po vazhdon pandalshëm angazhimin e saj në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se pas trajtimit me sukses të një rasti të kalimit ilegal dhe zhvillimit të kontrabandës në pjesën veriore të vendit tonë, njësitet policore sot në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut kanë identifikuar dhe sekuestruar 20 pajisje të prodhimit të kriptovalutave.

Sveçla në postimin e tij në Facebook ka thënë se në koordinim me organet e drejtësisë dhe në zbatim të urdhëresave të tyre, Policia sot ka arrestuar në Leposaviq ish-zyrtarin policor Goran Savic i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë vitit 2021, i njejti, dyshohet të ketë sulmuar fizikisht edhe dy qytetarë serb.

 

Ditën e përmbyllim me lajmin e mirë që Policia jonë i është bashkuar kampanjës së EUROPOL #TheNetThatWorks, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Policor. Kjo nismë pjesë e së cilës është edhe Policia e Kosovës, synon promovimin e bashkëpunimit me qëllim të trajtimit të kërcënimeve kundër sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar, atij kibernetik dhe terrorizmit.

 

Faleminderit pjesëtarëve të Policisë sonë që me punën e tyre profesionale garantojnë siguri, rend dhe ligj kudo në Republikën tonë!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM