Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Në Festivalin Ndërkombëtar Letrar në Slloveni, shkrimtari Selmani merr çmimin “Kristali Vilenica”

Sht 10, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se Shpëtim Selmani fiton çmim prestigjioz në Festivalin Ndërkombëtar Letrar Vilenica në Slloveni

Në kuadër të edicionit të 38-të të Festivalit Ndërkombëtar Letrar Vilenica, njëri nga festivalet më të njohura të Evropës Qendrore, aktori, poeti dhe shkrimtari Shpëtim Selmani u nderua me çmimin “Kristali Vilenica” për vitin 2023, nga Shoqata e Shkrimtarëve të Sllovenisë.

Fituesi i Kristalit të Vilenicës 2023 është përzgjedhur nga juria në përbërje nga Alesh Muster, Gregor Podlogar dhe Julija Potrç Shavli, të cilët thanë fjalë të ngrohta për fituesin, duke theksuar në vlerësimin e tyre se bëhet fjalë për një poezi që, pavarësisht referencave dalluese, lundron nëpër peizazhet e poezisë moderne dhe që pas leximit lë mbresa dhe kujtohet gjatë.

Ministria e Kulturës e përgëzon artistin Selmani për këtë çmim të merituar si dhe e falënderon për kontributin e tij në promovimin e kulturës dhe letërsisë së Kosovës në skenën ndërkombëtare, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM