Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Musar: Kosova mirënjohëse për rolin aktiv të Sllovenisë në mbështetjen e të ardhmes evropiane

Sht 11, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Bërdo-Brijuni, i cili po mbahet në Shkup, ka takuar presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.

Në takim, presidentja Osmani e ka vlerësuar partneritetin në mes të dy vendeve, duke theksuar se Kosova vazhdon të jetë mirënjohëse për rolin aktiv të Sllovenisë në mbështetjen e të ardhmes evropiane të Kosovës.

Në këtë kontekst, Osmani shtroi nevojën e mbështetjes së mëtejme sllovene dhe potencoi se synim shtetëror e strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe në NATO, por edhe organizata të tjera ndërkombëtare ku do të avancohen interesat e qytetarëve të Kosovës.

Presidentja Osmani dhe homologia Pirc Musar diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon. Sipas presidentes Osmani, bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve është në funksion në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal pasi që Sllovenia është shembull për realizimin e reformave të nevojshme për anëtarësim në strukturat euroatlantike. 

Në raport me dialogun me Serbinë dhe shtensionimin e situatës në veriun e vendit, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka bërë hapa përmbajtësor në këtë drejtim dhe do të ketë qëndrim konstruktiv në tërë procesin e dialogut. Ajo, megjithatë shtoi, se rruga e vetme për paqe e stabilitet afatgjatë është atëherë kur rezultati përfundimtar i dialogut me Serbinë është njohja reciproke dhe ruajtja e integritetit territorial, sovranitetit, rendit kushtetues dhe funksionalitetit institucional të Republikës së Kosovës.

Në takim u rikonfirmua  përkushtimi për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës e Sllovenisë. Të dy krerët e shteteve diskutuan edhe për një gamë të gjerë temash, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, fuqizimin e grave dhe të rinjve, agjendën e gjelbër etj, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM