Build Skills with our trainings

Sign up now!

PDK: Qeveria po e thellon krizën politike dhe ekonomike, vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Sht 11, 2023

Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e përbashkët në mes të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar.

Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën aktuale politike në vend dhe koordinimin e agjendave të brendshme politike e legjislative të PDK-së, në fillim të Sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.

Edhe një herë, në vazhdën e keqqeverisjes dhe veprimeve jo të përgjegjshme të Qeverisë, Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj në lidhje me thellimin e krizës politike, ekonomike dhe sociale në vendin tonë.

Skandalet dhe aferat e njëpasnjëshme të kësaj Qeverie, nga arsimi, ekonomia, shëndetësia, drejtësia e deri te diplomacia, po përkeqësojnë çdo ditë mirëqenien e qytetarëve dhe pozicionin e shtetit të Kosovës.

Korrupsioni masiv që ka kapluar institucionet dhe zyrtarët e lartë të kësaj Qeverie, shpërfaq paaftësinë e thellë dhe abuzimin e qëllimshëm me detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare.

Për PDK-në, kjo Qeveri tashmë e ka humbur çdo kredibilitet dhe nevoja për t’u rikthyer tek qytetarët, përmes zgjedhjeve të parakohshme, është e domosdoshme.

Kosova, sot, para se gjithash, ka nevojë për një Qeveri kredibile, të përgjegjshme, të aftë dhe e cila, në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, do ta rikthejë vendin në kursin e duhur të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik.

Partia Demokratike e Kosovës, përmes të gjitha organeve dhe zyrtarëve të saj, në të gjitha platformat e posaçërisht në Kuvendin e Kosovës, mbetet e angazhuar që të mbrojë ligjshmërinë, interesin e shtetit dhe të qytetarëve, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM