Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna: Rama pret ministrin izraelit Katz, bisedojnë për bashkëpunim në fushën e turizmit

Sht 12, 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim ministrin e Turizmit të Shtetit të Izraelit, Haim Katz.

Rama me Katz bisedoi për format e avancimit të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e turizmit si dhe mundësitë e shpeshtimit të vizitave reciproke.

Kryetari Rama bashkë me ministrin Katz po ashtu bënë një shëtitje nëpër Prishtinë.

“Me z. Katz bëmë një shëtitje nëpër Kryeqytet duke i prezantuar vendin, kulturën e historinë tonë, të cilat i bënë shumë përshtypje mikut tonë nga Izraeli”, deklaroi Rama.

Ministri i Turizmit të Shtetit të Izraelit u impresionua me energjinë e vendit tonë dhe theksoi se ka dëshirë që të vijë prapë në Prishtinë, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM