Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmje takoi Gjeneral Majorin turk, Özkan Ulutaş, i cili pritet të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it në Kosovë.
Të udhëhequr nga përkushtimi i njëjtë për paqe dhe siguri, kryeministri Kurti tha se mezi pret që të punojnë dhe të angazhohen së bashku për qëllime dhe objektiva të përbashkëta, teksa i uroi mirëseardhje në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.




