Build Skills with our trainings

Sign up now!

MBPZhR: 24.6 milionë euro për Programin për Zhvillim Rural 2023

Sht 12, 2023

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se secili përfitues i projekteve me vlerë mbi 50,000 euro, ka për obligim të angazhojë një student të drejtimit universitar bujqësor dhe agroekonomi, për 1 vit kalendarik. Vlera minimale e pagesës për angazhimin 1 vjeçar të studentit të jetë 2,400 euro. Personi i njëjtë nuk lejohet të angazhohet në më shumë se në një projekt dhe duhet të jetë i sektorit përkatës ose te përafërt;

Shpenzimet për përgatitjen e planit të biznesit apo projekt-propozimit nuk mund ta tejkalojnë vlerën prej 3% të shpenzimeve të pranueshme, por jo më shumë se 1,500 euro.

Në rast të investimeve që parashohin ndërtim të stallave apo depove për ruajtjen e pemëve dhe perimeve, shpenzimet për arkitekt dhe inxhinier, leje dhe licenca të ndryshme janë të pranueshme deri në vlerën 7% të shpenzimeve të pranueshme, por jo më shumë se 3,000 €, thuhet në postimin në Facebook të MBPZhR-së.

 

16,827,000.00 për Masën 1 – Investime në asete fizike dhe në ekonomitë familjare!

 

1.1 Pemë drufrutore – 1,527,000.00€

 

Arra, lajthi dhe gështenja – 1,000,000.00€

 

1.2 Pemë manore – 800,000.00€

 

1.3 Sektori i perimeve dhe serrave, përfshirë serrat për fidane – 3,000,000.00€

 

1.4 Depo për ruajtjen e pemëve dhe perimeve – 1,200,000.00€

 

1.5 Prodhimi i mishit/rritja e viçave – 1,500,000.00€

 

1.6 Prodhimi i mishit/rritja e derrave – 300,000.00€

 

1.7 Prodhimi i qumështit/lopë – 5,000,000.00€

 

1.8 Prodhimi i qumështit/dele dhe dhi – 800,000.00€

 

1.9 Pikat grumbulluese të qumështit – 200,000.00€

 

1.10 Prodhimi i rrushit – 1,000,000.00€

 

1.11 Prodhimi i vezëve – 500,000.00€

 

Vlera minimale e shpenzimeve të pranueshme për projekt brenda kësaj mase është 10,000€;

 

Vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme per projekt është 100,000€;

 

Aplikuesi mund të aplikojë me disa projekte gjatë periudhës së zbatimit të

 

Programit në vite të ndryshme, me kusht që projektet e mëhershme të jenë përfunduar me sukses dhe përkrahja publike të mos e tejkalojë shumën e lartpërmendur;

 

Mbështetja publike për projekt është 60%:

 

+5% për investime në zona malore;

 

+5% për investime në asete fizike të ekonomive bujqësore ne pronësi të fermerëve të rinj;

 

Për zhvillim e qëndrueshmëri!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM