Build Skills with our trainings

Sign up now!

Më 18 shtator nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes MKRS dhe KOK

Sht 12, 2023

Pas shpalljes së Kosovës si shteti nikoqir i Lojërave Mesdhetare, me qëllim të informimit të qytetarëve dhe në veçanti komunitetit sportiv, më 18 shtator Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës, organizon ngjarjen prezantuese të procesit përgatitor të deritanishëm dhe hapat e mëtejmë që do të ndërmerren nga MKRS-ja dhe KOK-u.

Do të flasim për vizionin shtetëror për zhvillimin e sportit, qasjen në investimet infrastrukturore fizike sportive si dhe për ndikimin e pritshëm të këtij organizimi.

Në po këtë ngjarje, do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe KOK-ut për procedim të mjeteve për mbulimin e pagesës për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM