Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se një palestër që i ka dhënë shumë emocione qytetarëve të Kryeqytetit shpejt do të jetë e gatshme për sportistët tanë.
Rama në postimin e tij në Facebook ka falënderuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për investimin në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kryeqytet.
Drejt përfundimit renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë, investim 200 mijë euro i Qeverisë së Kosovës.
Me dysheme profesionale, kosha dhe karrige me standarde të FIBAs, po sigurojmë qëndrueshmëri infrastrukturore për komunitetin sportiv, për garat e Lojërave Mesdhetare 2030, si dhe klubet të cilat kishin nevojë të kahmotshme për këtë renovim.
Punimet do të fillojnë edhe në palestrën e djegur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.






