Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Ndalohet një traktor me rimorkio që po transportonte drunjë ilegalisht nga malet e Shtërpcës

Sht 14, 2023

Policia e stacionit në Shtërpcë, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve”, pas disa informacioneve që ka siguruar, në fshatin Firajë të Shtërpcës ka ndaluar një mjet (traktor) me rimorkio që po transportonte drunjë ilegalisht nga malet e Shtërpcës.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar mjetin për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtjeme, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët e Drejtorisë për Adminstrimin e Parkut Kombëtar ‘’SHARRI’’, të cilët kanë dalë në vendin e ngajrjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj një personi për transport ilegal, ndërsa traktorin me rimorkio, drunjët dhe dy motorrsharrët ) janë konfiskuar.

Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjëve .

Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM