Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama: Buxheti i vitit 2024, do të jetë buxhet i transformimit të Kryeqytetit

Sht 14, 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Buxheti i Kryeqytetit i cili sapo u votua në Kuvend, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro, pra rreth 20 milionë më i lartë se vitin e kaluar.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se Buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës sime në Kryeqytet. Pra, do të jetë një buxhet i TRANSFORMIMIT të Kryeqytetit.

 

Kemi ndarë 40 milionë e 500 mijë euro vetëm për Investime Kapitale, ku përfshihen:

 

– Ndërtimi i shkollave dhe çerdheve

 

– Spitali i Prishtinës

 

– Ndërtimi i Tunelit “Agim Ramadani”,

 

– Ndërtimi i Unazës Qendër,

 

– Salla e Koncerteve,

 

– Salla e madhe multifunksionale,

 

– Revitalizimi i Tullëtores

 

Gjithashtu, në buxhetin për vitin e ardhshëm kemi ndarë para edhe për shtimin e parqeve, menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, ndërtimin e therrtores për kafshë.

 

Na priftë e mbara!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM