Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Kori i Filharmonisë së Kosovës, pas Prishtinës do të prezantohet edhe në Pejë

Sht 15, 2023

Kori i Filharmonisë së Kosovës, pas Prishtinës do të prezantohet edhe në Pejë, me dirigjent Memli Kelmendi.

Pas “Quo Vadis”, një konferencë ndërkombëtare e fuqizuar nga Choral Space në bashkëpunim me Korin Siparantum e cila grumbullon profesionistë të skenës muzikore korale nga anë e mbanë bota, koncerti i Korit të Filharmonisë së Kosovës do të mbahet në kishën katolike “Shën Katerina”.

Repertori ngërthen në vete veprat e kompozitorëve të njohur si Eric Whitacre, Frank Ticheli, Johann S. Bach, John Williams, Baki Jashari dhe shumë të tjerë.

Për të gjithë të interesuarit hyrja është falas, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM