Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia parandalon aktivitete të kundërligjshme në brezin kufitar, në pjesën veriore të vendit

Sht 15, 2023

Patrullat policore gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të tyre në brezin kufitar, në pjesën veriore të vendit, kanë iniciuar dy raste. Patrulla policore në fshatin Bistricë të Leposaviqit kanë ndaluar një kamion që drejtohej nga një mashkull serb e me të cilin po kryhej transport i druve. Gjatë kontrollit është vërejtur se drutë po transportoheshin në mënyrë të paligjshme, më që rast është iniciuar rasti kundër drejtuesit të kamionit.

Po ashtu, patrulla policore ka ndaluar edhe një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serb, në veturë po transportoheshin mallra, kryesisht ushqimore, që dyshohet se ishin futur në vendin tonë përmes rrugëve ilegale dhe në mënyrë të paligjshme. Policia edhe në këtë rast ka iniciuar rastin kundrejt drejtuesit të automjetit.

Rastet janë iniciuar dhe janë duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale Kufitare Veriu. Është njoftuar prokurori kompetent. Rastet do të trajtohen në koordinim me Doganën e Kosovës dhe Agjencionin e Pyjeve të Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM