Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se marrëveshja e nënshkruar sot, në shumën prej gati 35 milionë dollarësh, është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Kosovës dhe popullit të saj.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se jemi mirënjohës për vendosmërinë e palëkundur të Shteteve të Bashkuara që të jenë krah nesh në përpjekjet tona për të ndërtuar një Kosovë të orientuar kah zhvillimi i përqendruar në nevojat e qytetarëve tanë.






