Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se me mbështetje të ushtarakëve të Regjimentit Mbretëror Anglian nga Forcat e Armatosura Britanike, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke realizuar përgatitjet përfundimtare për pjesëmarrje në ushtrimin e mirënjohur “Cambrian Patrol” që realizohet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se pjesëmarrja në ushtrimin “Cambrian Patrol” rritë bashkëpunimin dhe ndêrveprimin e FSK-së me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere si dhe ndikon dukshëm në zhvillimin e shkathtësive individuale të ushtarakëve tanë dhe zhvillimin e aftësive taktike të njësive tona.
Ekipet e FSK-së për vite me radhë, marrin pjesë në këtë ushtrim me karakter garues ekipor, ku janë pjesëmarrës dhe shumë ekipe nga ushtria britanike dhe vendet partnere.
Ekipet e FSK-së deri më tash disa herë kanë përfunduar garën me sukses të lartë, duke fituar medalje.






