Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se do t’u shpërndahen 22 vetura të reja Komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi, për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare.
Vitia në postimin e tij në Facebook ka thënë se Ministria e Shëndetësisë e ka planifikuar dërgimin e veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale.






