Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia parandalon dy raste të kontrabandës me mallra nga Serbia

Sht 16, 2023

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Task-Forcës (Policia e Kosovës DRK Lindje dhe Dogana e Kosovës), në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

Si rezultat i këtyre kontrolleve në dy raste të ndara janë parandaluar dhe zbuluar kontrabandë me mall nga Serbia për në Kosovë.

Në të dyja rastet drejtues të veturave ishin meshkuj, serb/kosovar dhe malli i kontrabanduar ishte birra. Në veturën e parë, janë hasur 700×05 litra birra dhe në veturën e dytë 600×0.5 litra. Pra, është parandaluar hyrja e 1300 shisheve me birra nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM