Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti viziton ShSKUK, shpreh gatishmërinë e Qeverisë për përkrahje të plotë

Sht 20, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vizituan Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) me ç’rast takuan drejtorin e këtij institucioni, Elvir Azizi dhe drejtorin e Shërbimeve të Përbashkëta Teknike dhe Administrative, Mentor Zejnullahu.

Kryeministri Kurti tha se gjatë kësaj periudhe janë evidente rezultatet dhe kontributi i shtuar dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë në përkrahje të plotë me qëllim të përmbushjes së objektivave në të ardhmen.

Në këtë takim, krahas hartimit të statutit të ri të ShSKUK-së dhe QKUK-së që do të avancojë edhe më tej shërbimet shëndetësore, kryeministri Kurti u njoftua rreth punës në drejtim të përmirësimeve të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, projekteve të reja të cilat planifikohen të realizohen, sa i përket ndërtimit dhe renovimit të disa klinikave brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si dhe investimeve në spitalet e përgjithshme regjionale me qëllim të rritjes së përformancës.

Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi foli për ecurinë e realizimit të planit të Qeverisë në fushën e shëndetësisë dhe për transformimin infrastrukturor të disa klinikave që do të rrisin gamën e shërbimeve dhe do të përmirësojnë kushtet për qytetarët. Ai paraqiti një analizë të përgjithshme të gjendjes infrastrukturore, resurseve njerëzore dhe pajisjeve mjekësore në klinikat QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

Aty u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me ekspertë të jashtëm, sidomos në degët deficitare me qëllim të përfitimit nga përvoja e shteteve me sistem të avancuar shëndetësor. Temë e posaçme ishte edhe ngritja e trupave profesionale, konsiliumet mjekësore në klinika, si dhe të mekanizmave monitorues me qëllim të mbarëvajtjes së proceseve dhe respektimit të orarit të punës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM