Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare Strong Cities Network Fourth Global Summit, me mbi 100 kryetarë të kryeqyteteve dhe përfaqësues nga mbarë bota.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se konferenca ka në fokus shkëmbimin e përvojave nga kryetarët e qyteteve dhe liderët e tjerë lokal në parandalimin dhe reagimin ndaj urrejtjes dhe dhunës ekstremiste, ku këto dukuri negative janë duke cenuar tolerancën dhe vlerat demokratike në shumë vende të botës.
Në margjina të konferencës kam takuar një numër të kryetarëve të qyteteve nga e gjitë bota me të cilët kam vendosur marrëdhënie bashkëpunimi për përfitime të dyanshme.