Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Zbatohen urdhër kontrolle në pjesën veriore të vendit, gjenden armë e pajisje ushtarake

Tet 14, 2023

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) dhe Policia e Kosovës (PK) njoftojnë se në vazhdën e angazhimit dhe realizimit të aktiviteteve policore për ruajtje të rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të aktiviteteve kriminale, Policia e Kosovës, respektivisht njësitet relevante, sot kanë zbatuar urdhër kontroll në pjesën veriore të vendit.

Prokuroria Speciale njofton se me urdhër të gjykatës, Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në shtatë lokacione në pjesën veriore të vendit, që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023.

Po ashtu, ju njoftojmë se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.

Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes.

Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

  • 87 copë eksploziv të tipit TM 100
  • 3 granata hedhës dore (zola)
  • 1 armë automatike AK-47
  • 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD
  • 14 karikatorë
  • Municion të kalibrave të ndryshëm
  • 63 detonatorë elektrik
  • 23 detonatorë mekanik
  • 1 orë për aktivizim
  • 1 granatë dore M79
  • 3 tuba fitila ndezës
  • Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM