Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për 5 skema të bursave të ndryshme për studentët e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës.
Ministrja Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se kanë shpallur konkursin për 5 skema të bursave të ndryshme për studentët të Universiteteve publike të Republikës së Kosovës, për vitin akademik 2023-2024.
Për rimbursimin e studentëve për vitin akademik 2023/2024 janë buxhetuar 3 milionë euro, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.
Ndahen sipas këtyre kategorive:
1.-1 mijë bursa për 1 mijë vajza dhe gra që janë regjistruar për herë të parë në programet e studimit STEM dhe studentet të cilat kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të studimeve.
Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/435
2.-100 bursa nga 1 mijë euro për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të nivelit Bachelor. Linku për aplikim: : https://ekosova.rks-gov.net/434
3.-Nga 1 mijë euro për studentët e nivelit Bachelor dhe Master me notë mesatare 9.
Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/318
4.-Nga 1 mijë euro për studentët me aftësi të kufizuar në nivelin Bachelor dhe Master
Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/318
5.- 20 bursa nga 7 mijë euro për studentët që studiojnë në top universitetet më të mira botërore në nivelin master.
Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/408