Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se lexuesit dhe pasionantët e librit kishin rastin e veçantë që nëpërmjet bashkëbisedimit me publicistin e njohur gjerman Erich Rathfelder, autor i librit “Kosova – historia e një konflikti”, të mësojnë më shumë për punën e përvojat e tij si reporter, për përjetimet dhe përkushtimin e tij për Kosovën dhe për çështje të tjera në fushën e librit.
I konceptuar si një takim mes miqsh, bashkëbisedimi i udhëhequr nga historiani dhe gazetari Durim Abdullahu, u organizua nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, me mbështetje të Zyrës së Kryeministrit dhe të MKRS-së.
Rathfelder ka qenë korrespondent në rajonin e Ballkanit që nga viti 1987 dhe ishte dëshmitar nga afër i ngjarjeve në Kosovë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.