Komuna e Prishtinës planifikon që nga 1 janari 2024, të lansojë platformën digjitale E-lejet e cila mundëson që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike.
Kjo do të ndikojë që procesi të jetë plotësisht transparent, i qasshëm për të gjithë sepse tani qytetarët mund të aplikojnë për leje ndërtimi nga shtëpia pa pasur nevojë që të jenë prezent fizikisht në sportelet e Kryeqytetit.
E-leja do të largojë në tërësi përdorimin e letrave dhe do të kontribuojë direkt për një ambient më të pastër për gjithë vendin, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.
E – LEJA
– Efikasitet
– Efiçencë
– Transparencë
– Qëndrueshmëri
– Miqësor ndaj natyrës