Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bashkëpunim për ndriçimin e vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë

Nën 1, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ariane Bauer, drejtoren rajonale për Evropë dhe Azi Qendrore të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC).

Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës i jep prioritet çështjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, në respekt të së drejtës së familjarëve për të ditur të vërtetën për më të dashurit e tyre.

U tha se mungesa e informacioneve të besueshme nga Serbia për fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur me forcë, si dhe mosbashkëpunimi i Serbisë, përbëjnë pengesa të mëdha në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur.

Kryeministri Kurti veçoi rëndësinë e hapjes së arkivave shtetërore të Serbisë, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti serb.

Në takimin e përbashkët me Kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, u vlerësua angazhimi i përbashkët dhe mbështetja e vazhdueshme nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

U bisedua edhe për mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin me qëllimin e përbashkët për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM