Build Skills with our trainings

Sign up now!

Maqedonci: 1 nëntor, ditëlindja e Zahir Pajazitit, shpirtit të guerilës shqiptare për çlirimin e Kosovës

Nën 1, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se si urim në ditëlindjen e tij, kanë nderuar te shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin që mban emrin e tij në qendër të Prishtinës.

Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se data 1 nëntor është ditëlindja e Zahir Pajazitit, shpirtit të guerilës shqiptare për çlirimin e Kosovës.

 

Zahiri ka lindur në ditën e parë të nëntorit të vitit 1962, në Turuqicë të Gollakut, por me veprën e tij patriotike ai u bë i gjithë hapësirës shqiptare.

 

U lind në Gollak dhe u rrit mes traditave të Llapit. U shkollua në Vushtrri dhe në Prishtinë, ndërsa u stërvit dhe u strehua në Tiranë. Mbajti lidhje e kontakte me Drenicë e Dukagjin, kurse u shoqërua me shokë edhe nga Pollogu.

 

Organizoi dhe kreu aksione në çdo zonë të Kosovës, sepse ai besonte që lufta për çlirim duhej të shtrihej në tërë Kosovë.

.

Për të, Zahir Pajazitin, heroin e Kosovës, Lavdi!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM